Aktualitet

Përplasje jashtë Kuvendit/ Balla: Erdhi gruaja e Presidentit. Kryemadhi: Rri urtë, s'jam marrë...

Taulant Balla dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kanë pasur një debat jashtë Kuvendit.

Kryemadhi: Mund të flasim dhe ne?

Balla: Edhe ti do flasësh se ta zuri vendin Luli në Kuvend.

Kryemadhi: Po do flasim…

Balla: Gruaja e Presidentit bën zhurmuesin.

Kryemadhi: Nuk jam marrë as me motrën tënde dhe as me gruan tënde. Rri urtë, nuk të shpëton dot Edi Rama dhe nuk bëhesh dot ministër i Brendshëm.

Kryemadhi: Mos u merr me çështje familjare. Nuk bëhesh dot ti ministër i Brendshëm. E di që do t'i zësh vendin Xhafajt.

* Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Eneida Daci.

https://www.dailymotion.com/video/x6la1mo