• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Rrëzohet dekreti i Metës për Vettingun në Polici


    Ligji për Vettingun në Polici u kthye në Kuvend për rishqyrtim nga presidenti Ilir Meta. Në fjalën e tij në Kuvend, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u bëri thirrje deputetëve të rrëzojnë dekretin e Metës nëse ata vërtetë duan Vettingun në radhët e policisë së Shtetit. Dhe tashmë u votua duke u rrëzuar me 79 vota kundër dekreti i presidentit.

    108 deputetë të pranishëm ishin në Kuvend gjatë votimit.

    Ministri Lleshaj më herët tha se është harxhuar kohë presidenciale për të trajtuar këtë temë, tashmë të diskutuar në parlament dhe se nuk ka asnjë ndryshim ligji i ri me të vjetrin dhe sa i përket rolit të SHÇBA-së ministri tha se ka qenë e futur edhe me ligjin e parë dhe se do ishte mirë që pikërisht SHÇBA të kryente Vettingun.

    Por pse Meta e ktheu ligjin? 

    Në argumentin e tij, presidenti ndër disa pika shkruan se dispozitat e ligjit nr 20/2019 cënojnë standardet e vendosura dhe pavarësinë e procesit të vlerësimit kalimtar të parashikuar me ligjin nr. 12/2018. Gjithashtu krijon terren që ky proces të ketë ndikim politik.

    Sipas Metës:

    Mekanizmi i ri i miratuar në ligjin nr. 20/2019, sipas të cilit punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) do të kryejnë vlerësimin kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës në fazën e dytë dhe të tretë, nuk garanton standardin e vendosur për realizimin e këtij procesi me objektivitet, pavarësi dhe paanshmëri.

    Më poshtë keni fjalimin e ministrit Lleshaj:

    “Ligji nuk ndryshon në substancë, ndryshime të natyrës që nuk prekin ligjin e vjetër. Ai parashikonte që ligji të kryhej për të gjithë punonjësit e policisë, dhe një komision të jashtëm, që do të kryente vlerësimin, edhe në ligjin e ri, është ky komision. Në fazën e dytë e të tretë të angazhohen punonjës që janë varësi të SHCBA, asnjë ndryshim nuk ka ligji i ri me të vjetrin.

    Është përmendur me merak se me ligjin e ri humbet pavarësia e organeve që do të bëjnë vettingun në policinë e shtetit. Edhe për merakun tjetër që hyn SHCBA në lojë, ka qenë e future edhe me ligjin e parë, që nuk caktonte sa pjesëtarë ishin nga SHCBA etj. Pse duhet rrëzuar ky argument, sepse në të kundërt rrëzojmë Vettingun. Vettingu duhet të mbyllet në mars 2020, ndërsa ende nuk ka filluar dosja e parë. A mund të bëjë kush aritmetikë minimale për të thënë se mund të mbyllet Vetting.
    Kushdo që është në favor të Vettingut duhet të jetë në favor të rrëzimit të dekretit. Duhet të rrimë në proces Vetting pa fund. Verifikimi i integritetit të çdo punonjësi do të jetë një proces që nuk mbaron kurrë. Është krijuar SHCBA që ka për detyrë të realizojë Vettingun sot e mot.
    Cdo hyrje e re duhet të kalojë në Vetting, por nuk është certifikatë e përjetshme, gjatë rrugës janë infektuar e kurruptuar. Vettingun do ishte mirë ta kryente SHCBA. Ka nevojë të rregullojmë SHCBA, jo të krijojmë struktura ekstra. Ju ftoj ta rrëzoni dekretin e presidentit nëse jeni për Vettingun” ./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

    Vettingu në Polici/ Presidenti Meta nuk dekreton ndryshimet për ligjin