Politikë

Përplasja Llalla-Lu; Braçe i vetmi që foli në Kuvend

Përplasja Llalla-Lu; Braçe i vetmi që foli në Kuvend

I vetmi që ka folur për përplasjet mesa duket jo vetëm të ditës së sotme mes Ambasadorit Lu dhe Kryeprokurorit Adriatik Llalla, ka qenë deputeti i PS-së Erion Braçe. Ky i fundit ka akuzuar opozitën se kërkon të bëjë zhurmë për rrokopujën e madhe që ka përfshirë sistemin e drejtësisë në këtë vend, ndërkohë që nuk flasin fare për përplasjen më të rëndë që ndodhi aktualisht mes ambasadës së SHBA-së dhe prokurorisë.

Përveç Braçes, askush tjetër në Kuvend nuk ka folur asnjë fjalë apo të komentonte çfarë po ndodhte jashtë parlamentit, ku mes ambasadës amerikane e SHBA-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme pati shkëmbime akuzash të rënda.