Aktualitet

Përplaset për vdekje gruaja

Një grua 47-vjeçare ka gjetur vdekjen në një aksident që ka ndodhur pasditen e kësaj të premte, në Tiranë. Sipas burimeve nga policia aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:46, pranë rreth rrotullimit të Mulletit.

Një automjet tip "Mercedes Benz"ka përplasur gruan, e cila si pasojë e goditjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e qarkullimit rrugor kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të drejtuesit të mjetit, 27-vjeçarit Bledar Duka.

I riu është shoqëruar në ambientet e Komisariatit. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.