Aktualitet

Përplasen dy makina nga eskorta e kryeministrit në Korçë

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në hyrje të Korçës. Tre makina janë përfshirë në këtë aksident, dhe mësohet se dy prej tyre ishin pjesë e eskortës së kryeministrit Rama. Njëra nga makinat e eskortës ka përfunduar në kanal si pasojë e përplasjes së fortë.

[caption id="attachment_146354" align="aligncenter" width="414"]Foto nga vendi i ngjarjes[/caption]

Makinat e përfshira në aksident janë një "Honday" dhe një "Mitsubishi" me targa të Ministrisë së Brendshme (makinat që qëndrojnë pas automjetit ku udhëton kreu i qeverisë). Ka qenë fillimisht "Mitsubishi" i cili ka goditur një "Golf 2", ndërsa më pas në aksident është përfshirë edhe "Honday" e cila ka përfunduar në kanal.

[caption id="attachment_146353" align="aligncenter" width="418"]Foto nga vendi i ngjarjes[/caption]

Nga informacionet paraprake mësohet se janë plagosur 5 persona, mes tyre tre gardistë, të cilët janë transportuar për në spital. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se ka ardhur si pasojë e motit me shi.

Kujtojmë se në Korçë sot në orën 16:00 do të nisë mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, Kosovë-Shqipëri./ Copyright Tiranapost.al