Aktualitet Te gjitha

Përplasen dy makina në Lezhë, plagosen dy të rinj


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë-Mamurras, pranë fshatit Gjorm. Dy të rinj, një vajzë 19-vjeçe dhe një djalë 23 vjeç, kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy makinave.

“Mjeti me drejtues shtetasin A.L.30 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.L. 48 vjeç, banues në Tiranë. Për pasojë është lënduar shtetasja S.Ll.19 vjeçe, banuese në Mirditë dhe shtetasi E.S.,23 vjeç,banues në Lezhë,të dy pasagjerë në mjetin me drejtues A.L.“, sqaron policia.

Mësohet se të plagosurit ndodhen në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën/Tiranapost/A.C