AktualitetTe gjitha

Përplas me makinë një shtetas, largohet drejtuesi i mjetit


(Foto ilustruese)

Një person që po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një makinë këtë pasdite në autostradën Fushë Krujë-Milot, pranë Thumanës. I plagosuri Agron Zira, 40 vjeç , është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar, për shkak të gjendjes së rëndë të tij. Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për identifikim e shoferit të automjetit dhe arrestimin e tij.

* Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Lorena Fjolla