SPORT

Përmbysje "drithëruese" e United, City e Real e kthejnë në stërvitje

Përmbysje "drithëruese" e United, City e Real e kthejnë

Manchester United është rikthyer në "binarët" e duhur. Pas dy fitoreve në kampionat, "djajtë" janë rikthyer tek fitorja edhe në Champions. Të besuarit e Jose Mourinho përmbysën gjithçka ndaj Juventusit, duke fituar 2-1 dhe marrë 3 pikë që i ngjet të dytit në grupin H.

Ronaldo zhbllokoi shifrat, ndërsa Mata e autogoli i Sandro i dhanë fitoren "djajve" që janë një hap larg kualifikimit në raundin tjetër.Fitore tenistike arriti Manchester City, që mposhti 6-0 Shakhtar Donetsk. Fitore të thellë arriti dhe Reali i Madridit, që mposhti 5-0 Viktoria Plzen.

Fitore komode mori Bayern Munich, 2-0 ndaj AEK Athens, ndërkohë që takimi Lyon-Hoffenhaim u mbyll në barazim 2-2. Në shifra të barabarta u mbyll edhe takimi mes Benfika e Ajax, i cili përfundoi 1-1./XH.K