Aktualitet

Përmbyllet Matura Shtetërore, nxënësit japin edhe provimin me zgjedhje

Përmbyllet Matura Shtetërore, nxënësit japin edhe provimin

Provimi me zgjedhjeve të cilin iu nënshtruan sot maturanntët, ka qenë edhe e fundit për Maturën Shtetërore të këtij viti akademik.

Për herë të parë Matura Shtetërore ka testuar këtë vit korrigjimin elektronik dhe realizimin me alternativa të gjysmës së testeve.

Krahas shtimit të numrit të pyetjeve, provimi me zgjedhje këtë vit akademik ka qenë vetëm një, dhe nga lista kanë qenë të përjashtuara disa zgjedhje.

Procesi është zhvilluar pa incidente, ndërsa niveli i testimit të fundit sipas nxënësve ka qenë mbi mesataren.

Pas pak javësh pritet të dalin edhe rezultatet finale që do të jenë përcaktuese për vijimin e studimeve të larta. Ndërkaq, në dy testimet e korrigjuara kanë rezultuar 2 200 nxënës ngelës, të cilët do të rikthehen vitin tjetër për të mbyllur maturën.