Kosova

Përleshja me armë në Kosovë, shkon në tre numri i viktimave

Përleshja me armë në Kosovë, shkon në tre numri i

Ka vdekur edhe personi i tretë nga përleshja me armë që ndodhi javën e kaluar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Thellohet bilanci i viktimave në përplasjen me armë zjarri që ndodhi në Kosovë, pas konfliktit të dy familjeve për pronën. Mesditën e sotme në spitalin e Prishtinës ka humbur jetën i plagosuri i tretë.

76 vjeccari Gani Rufina, nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra nga përleshja me kallashnikov në rrugën “Muharrem Fejza” javën e kaluar.

Përleshja në periferi të Prishtinës ka ndodhur si pasojë e një konflikti pronësor ndërmjet Familjes Rafuna dhe Mehmeti. Të plagosur ishin katër persona derisa njëri prej tyre kishte ndërruar jetë pak minuta pas plagosjes. I dyti kishte ndërruar jete në mbrëmje.

Policia e Kosovës për këtë ngjarje ka arrestuar tre persona./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/ceshtja-per-pronen-shkaktoi-masakren-me-dy-te-vdekur-ne-prishtine/