• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 26 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    “Perla” e Salah shtang Chelsea, Liverpool i drejtohet titullit


    “The Reds” mposhtën 2-0 Chelsea për të rimarrë kreun e Premier League dhe për krijuar distancën e dy pikëve me “Qytetarët”. Sadio Mane në minutën e 51-të dhe dy minuta më pas Mohamed Salah ishin autorët e golave, që konfirmohen edhe njëherë si një dyshe fantastike.

    Senegalezi shndërroi në gol një krosim të Henderson, ndërkohë që egjiptiani realizoi një ndër golat më të bukur të karrierës së tij. Kjo fitore e ngjit Liverpool në kuotën e 85 pikëve pas 34 ndeshjeve, dy më shumë se City që ka edhe një takim për të zhvilluar.

    Ndërkohë, me këtë humbje, Chelsea rrezikon që të kualifikohet në Champions League, pasi United e Arsenal janë aty pranë. /XH.K