Aktualitet Te gjitha

Përkujtohet disidentja Musine Kokalari, në pritje të kthimit në “Shtëpi muze”


Shtëpia 120-vjeçare e disidentes antikomuniste Musine Kokalari, është në pritje të kthimit në në banesë muze. Por viteve të rrënimit pas djegies së kësaj ndërtese, i janë shtuar edhe premtimet e autoriteteve për ta rikeperuar atë pas gjendjes së degraduar.

Autoriteti Për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, një prej dosjeve të para që hapi, ishte pikërisht ajo e grupit ku bënte pjesë edhe Musine Kokalari. Ky autoritet dhe Muzeu “Musine Kokalari” organizuan një simpozium për figurën e disidentes. Risia e ketij simpoziumi ishte prania e të rinjve të cilët për herë të parë po punojnë për editorialin “Musine Kokalari në wikipedia Shqip”.

Por ajo çka bie ndesh me aktivitetet të cilat kujtojnë e rikthejnë vëmendjen në historinë për njohjen e disidentes Musine Kokalari, projekti për restaurimin e banesës së saj ende ka mbetur në letër. Mbesa e disidentes shpreson që banesa e Kokalarit të kthehet në muze një ditë.

Musine Kokalari u arrestua në vitin 1944, si themeluese e Partisë Social-Demokrate por edhe si një kundërshtare e fortë e ideologjisë dhe regjimit diktatorial, sidomos me publicistikën e saj. Pas egzekutimit të dy vëllezërve, Musineja nisi një kalvar të gjatë gjyqesh politike të inskenuara dhe të montuara që e dënuan atë me 20 vite burg e mandej edhe me 22 vite internim. Pas këtij kalvari vuajtjesh në vitin 1981 asaj nuk iu dha e drejta nga autoritetet të kurohej prej kancerit në spital, dhe gjeti vdekjen në mjerim. /Tiranapost.al/