• Shqip
  • English
  • E martë, 28 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Të gjitha

    Periferia e Tiranës me rrugë të reja


    Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka inspektuar nga afër ndërtimin e tre rrugëve të reja që lidhin zonën e Shkozës me Porcelanin, në periferi të kryeqytetit. Tre rrugët janë ndërtuar brenda 6 muajve.

    “Ka qenë një prej projekteve më të vështira, për shkak të relievit, çështjeve të legalizimit, hipotekimit, me probleme pronash. Por, më vjen mirë që bashkë me Elonën, me anëtarët e Këshillit, me gjithë kolegët, administratorë të Njësisë 1 dhe 3, bëmë të mundur zhbllokimin e një projekti i cili ka sjellë jetë për zonën”, deklaroi Veliaj.

    Krahas ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, në të dy anët e rrugës janë ndërtuar mure dekorativë, si dhe është vendosur sistemi i ndriçimit. Kreu i bashkisë theksoi se punimet e realizuara do të rrisin vlerën e pronës së banorëve. /g.f/tiranapost.al

    Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post