• Shqip
  • English
  • E shtunë, 20 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Të gjitha

    Anës malit e detit me biçikletë. TransDinarica do ndërtohet në 2000 km dhe do kalojë përmes Shqipërisë


    Një lajm fantastik për çiklistët e etur për udhëtime. Do ndërtohet një rrugë e re ndërkufitare që do përshkojë Ballkanin Perëndimor. Planet aktualisht janë për të ndërtuar rrugën e gjatë prej 2000 kilometrash nga ku çiklistë nga tetë vende evropiane do përshkojnë Ballkanin Perëndimor.

    Kjo do të thotë se çiklistët nga këto tetë vende të Europës do mund të lëvizin nëpër Aplet Dinarike, dhe Maleve të Sharrit, duke përfshirë Slloveninë, Kroacinë dhe Bonjë Hercegovinë, por gjithashtu edhe Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë. Turistët dhe udhëtarë të ndryshëm do kenë mundësi të shohin bukuritë e natyrë e ndërkohë do ketë një zhvillim të madh turizmi. Këto pika kalimi do u mundësojnë atyre të kalojnë pranë vendeve që janë të mbrojtura nga Unesco, fshatra dhe parqe kombëtare, male, vija bregdetare, dhe lumenj pranë kanioneve të mrekullueshme.

    Aktualisht, çiklistët përshkojnë 50 deri në 60 km përgjatë rrugëve, në mbi 1500 metër lartësi. Për të përshkuar rrugën sipas planit të ri, do duhen 7 deri në dhjetë ditë.
    Me planin e ri, pjesë të pa-eksploruara të Ballkanit do dalin në dritë duke ofruar mundësi për zhvillim ekologjik dhe turizëm. Përveç kësaj fshatrat dhe qytetet e largëta do kenë mundësi të zhvillojnë biznes e të mirëpresin udhëtarët. Ky artikull është marrë nga Balkanika. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al E.B

    transdinarica