Aktualitet

Përgënjeshtrohen lajmet për largim masiv të infermierëve nga vendi. Reagim nga UISH

Përgënjeshtrohen lajmet për largim masiv të

Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë i konsideron të pavërteta shifrat e përfolura në media ditët e fundit për numrin e infermierëve që po largohen në masë jashtë vendit.  Në një reagim zyrtar, UISH njofton se për këtë vit numri i infermierëve profesionistë që kanë kërkuar me dokumente për jashtë është 750, dhe jo 2000 apo 4000 mijë. Sakaq, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, si përfaqësuesi ligjor i profesionistëve infermierë, shton se “lëvizja e infermierëve jashtë shtetit nuk përbën shqetësim dhe kjo sepse: ‘Sipas regjistrit tonë ne kemi sot rreth 6500 infermierë të licencuar në pritje për punësim dhe çdo vit, kjo shifër rritet, pasi nga shkollat tona dalin çdo vit 1000-1200 profesionsitë”./Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Image result for uish