Botë Te gjitha

Përgatituni, nesër gati gjithë bota do jetë pa internet!


Përdoruesit e internetit në gjithë botën mund të mos kenë akses gjatë dy ditëve të ardhshme, për shkak se rrjetet gjigante po bëjnë disa ndërhyrje për të pastruar serverat kryesore. Thuhet se serverët kryesorë të domenit do të çaktivizohen përkohësisht nga ‘Korporata e Emrave të Internetit dhe Numrave’ (ICANN) gjatë 48 orëve të ardhshme. Arsyeja është se ata duhet të ndryshojnë çelësin kriptografik që mbron Domain Name Systems (DNS) .

DNS është ‘libri i adresave’ të internetit dhe është puna e ICANN-it për t’u siguruar se është mbajtur sa më e sigurt. Kjo gjë do prekë më shumë se qindra servera në mbi 130 vende në të gjithë botën. Teorikisht, nuk ka gjasa që njerëzit të mos kenë internet për dy ditë pa shkëputje, pasi ndodhet gjithmonë një server tjetër në funksion. “Kjo është një lëvizje e rëndësishme dhe ne kemi një detyrim për tu siguruar që kjo të ndodhë me përkrahjen e misionit të ICANN”.

Kryetari i Bordit të ICANN Cherine Chalaby tha: “Nuk mund të sigurohet plotësisht se çdo operator rrjeti do ketë konfiguruesit e duhur, por nëse gjërat shkojnë ashtu siç pritet, presim që shumica dërrmuese të ketë qasje në internet”./ Metro, Tiranapost.al Elisa Bajrami. 

Group of friends having fun together with smartphones - Closeup of hands social networking with mobile cellphones - Technology and phone addiction concept - Soft focus on the left bottom hand; Shutterstock ID 378122350; Purchase Order: -