Aktualitet

Përfundon rruga që përgjysmon distancën e 20 fshatrave me Peshkopinë

Përfundon rruga që përgjysmon distancën e 20 fshatrave me

Rikonstruktimi i rrugës Kastriot-Arras me gjatësi 6 km ka përfunduar kështu është shkurtuar edhe distanca për banorët e 20 fshatrave të njësive administrative Arras dhe Fushë-Çidhen drejt Peshkopisë.

Në këtë aks kryhet po ashtu edhe qarkullimi i mjeteve për në Parkun Kombëtar të Lurës. Rikonstruksioni i këtij segmenti rrugor, kombinuar me investime të tjera në infrastrukture po sjell transformime të rëndësishme në ekonominë rajonale dhe përfitime të prekshme për banorët e zonës.

Investimi me vlerë 265 milionë lekë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit lidh këto dy njësi administrativë me rrugën dytësore Peshkopi-Kukës dhe qytetin e Peshkopisë, duke shkurtuar distancën aktuale në rreth 12 km./ Copyright Tiranapost.al