• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 26 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Sport Të gjitha

    Përfundon pa gola Shqipëri-Jordani


    Ka përfunduar pa gola miqësorja e luajtur në “Elbasan Arena” ndaj Jordanisë. Një ndeshje test për kuqezinjtë, në prag të përballjes me Izraelin për Ligën e Kombeve

    Kuqezinjtë janë treguar më këmbëngulës këtë fragment loje, por nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e rrjetës.

    Në pjesën e parë vlen për t’u theksuar një penallti e mohuar në minutën e 25-të, teksa Grezda ka lënë pas shpine mbrojtjen
    e miqve dhe teksa ka hyrë në zonë është rrëzuar në mënyrë të gabuar nga mbrojtësi jordanez, por arbitri kryesor nuk ka qenë i këtij mendimi.

    Ndërkohë në të dytën kanë qenë serish kuqzinjtë që kanë kërkuar golin, e Uzuni ishte shumë pranë, por e ndali vetëm shtylla.