Botë Te gjitha

Përfundon në spital e reja e Donald Trump. Çfarë kishte në pakon e dërguar për burrin e saj?


Gruaja e Donald Trump Junnior ka përfunduar në spital, pasi ka hapur një pako me pluhur të bardhë brenda. Pakoja e vendosur tek kutia postare mbante emrin e Junnior, por në vend të tij e mori gruaja. Mediat shkruajnë se pasi e kishte hapur  ishte ekspozuar nga pluhuri i bardhë  dhe ndjeu nevojën për të vjellë. Për këtë arsye u dërgua menjëherë në spital pas dyshimeve se mund të jetë edhe helm. Vanessa Trump  ndodhej në shtëpi, në Sutton Place pranë New York-ut. NBC më pas përditësoi lajmin ku shkruan se jo vetëm Vanessa por edhe nëna e saj dhe një tjetër person që ndodhej në shtëpi kanë shkuar në spital. Ka filluar hetimi për të zbuluar substancën.

Djemtë e Trump dhe Ivanka janë kritikuar gjithmonë për vendimet e babait të tyre,  ndërsa për Junnior thuhet se ka bashkëpunuar me rusët gjatë zgjedhjeve duke iu dhënë informacione sekrete për të dëmtuar Hillaryn e për të ndikuar pro Trump në zgjedhje. Ndërkohë që ky i fundit ka thënë se ata që kanë bërë këtë veprim janë të neveritshëm. Tiranapost.al E.B

Image result for white powder is