• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kronikë e zezë Të gjitha

    Përfundon maratonën e notit, por 72 vjeçari ndërron jetë sapo mbërrin në breg


    Një nga pjesëmarrësit e Maratonës Kombëtare të Notit, të grupmoshave deri në 80 vjeç ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për Mark Ademin, 72 vjeç nga Lezha, i cili sapo ka dalë në breg pasi përfundoi garën e tij prej 500 metrash, është ndjerë keq dhe më pas ka humbur jetën.

    Ambulanca mbërriti për të dërguar në spital të moshuarin, por ai ndërkohë kishte ndërruar jetë. Dyshimet janë për atak kardiak.

    Maratona e notit në Sarandë zhvillohet si homazh për shqiptarët që tentuan të kalojnë kufirin gjatë regjimit komunist në Shqipëri duke notuar nga Ksamili drejt Korfuzit.

    Në maratonë kanë marrë pjesë 70 notarë nga Anglia,  Irlanda, Holanda, Australia, Franca, Greqia dhe nga vende të tjera në botë. / Tiranapost.al. 

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690