Politikë

Përfundojnë zgjedhjet brenda PS: Votimi elektronik dhe online me sukses

Përfundojnë zgjedhjet brenda PS: Votimi elektronik dhe online me

Me përfundimin e votimit në zgjedhjet e delegatëve të Kongresit, Partia Socialiste publikoi edhe të dhënat e pjesëmarrësve. Në një deklaratë për shtyp, kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se në zgjedhje morën pjesë 76.068 anëtarë të PS, ndërsa u shpreh se procesi testoi për herë të parë të votimit elektronik në Njësinë Nr.8 të Tiranës.

Pjesë nga deklarata:

Gjatë ditës së sotme, sipas parimit "një anëtar, një votë" do zgjidhen 706 delegatët në Kongresin e PS të shkurtit 2020. 76.068 anëtarë të Partisë Socialiste morën pjesën përmes votimit tradicional në një nga ushtrimet më të rëndësishme, jo vetëm për demokracinë tonë të brendshme, por edhe për të gjithë sistemin politik shqiptar.

Dua të veçoj gjatë ditës së sotme, dy risitë që shënoi ky proces zgjedhor me testimin për herë të parë të votimit elektronik në Njësinë Nr.8 të Tiranës nga 989 anëtarë dhe 100 anëtarë të tjerë që votuan online, Partia Socialiste tregoi se nuk është jo vetëm partia më e madhe dhe më e organizuar, por edhe partia më moderne në Shqipëri.

Barazia gjinore mori tjetër inkurajim në këtë proces, pasi 47% e kandidatëve për delegatë të Kongresit të  PS ishin gra dhe vajza. E dimë të gjithë se procesi i këtyre zgjedhjeve në parti, ka një rëndësi të veçantë për ecurinë e gjysmës së dytë të këtij mandati dhe për betejën për rinovimin e mandatit të socialistëve si shumicë qeverisëse në Qershor 2021./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/ps-zgjedh-sot-delegatet-e-kongresit-po-testohet-edhe-votimi-elektronik-e-online/

http://www.tiranapost.al/a-do-praktikohet-votimi-elektronik-ne-zgjedhjet-e-2021-shit-pergjigjet-rama/