Showbiz

Përfundimisht Keanu Reeves është mashkulli më i kulluar në botë! Ja provat

Përfundimisht Keanu Reeves është mashkulli më i kulluar

Në të gjitha fotot ku ka pozuar me fanset ose koleget e tij do të dalloni një detaj. Dora e Keanu Reeves nuk prek asnjëherë në trupin e tyre!

Fansat kanë vënë re këtë gjest të aktorit dhe kanë mbetur të shtangur.

Një faqe në Facebook (Unprofessional Madman) ndau disa foto të 54-vjeçarit, ku dora që qëndron pas vajzës ose gruas me të cilën pozon është e mënjanuar dhe nuk prek në trupin e saj.

Fansat e tij kanë nisur të shkruajnë se ai është shumë i edukuar, i sjellshëm dhe një xhentëlmen i vërtetë.

“Keanu Reeves është shumë i kulluar për këtë botë” dhe “Një xhentëlmen i vërtetë”, ishin disa nga komentet më të shpeshta.

Por nga ana tjetër, fansat kanë nxjerr një teori se arsyeja pse aktori nuk i prek njerëzit kur del në foto është që të shmangë çdo akuzë të mundshme për sjellje të pahijshme./ Burimi Daily Mail/ Tiranapost.al