• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Përfundimisht këngëtari italian Al Bano do lejohet të hyjë në Ukrainë


    Përfundimisht çështja mes këngëtarit italian Al Bano dhe Ukrainës u sqarua. Albano Carrisi nuk është më në listën e zezë të shtetit ukrainas dhe lajmi u dha nga avokati i këngëtarit:

    “Do ta heqin nga lista e zezë. Kompetencat e tij janë artistike, muzikore dhe vizioni i tij është gjithmonë paqësor”.

    E gjithë historia nisi pas deklaratës së Al Bano-s mbi përkatësinë e gadishullit të Krimesë, pas së cilës u konsiderua si kërcënim për sigurinë kombëtare.

    “Nuk kam qenë asnjëherë i interesuar për këtë çështje. Unë jam këngëtar dhe jo politikan. Shpresoj të organizoj një koncert të madh për paqen në Ukrainë”, tha këngëtari.

    Albano Carrisi e dërgoi çështjen deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg./ Tiranapost.al

    Këngëtari italian, Al Bano hedh në gjyq Ukrainën!

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690