• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Përfshihet nga flakët pallati, evakuohet me helikopter vajza e mitur


    Një apartament në një pallat 12 katësh u përfshiu nga flakët mesditën e sotme në Elbasan. Nga zjarri nuk raportohet për të lënduar, por ka shkaktuar panik te banorët.

    Flakët janë shtrirë në 4 apartamente të pallatit. Një helikopter i kërkim shpëtimit i Forcës Ajrore, me një grup të Forcave Speciale në bord mori pjesë në operacionin për evakuimin e një fëmije të moshës 7-vjeçare të izoluar në katin e 10 të pallatit.

    Nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit, ndërkohë që zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690