Aktualitet

Përfitimi i bursës/ Kriteret që duhet të plotësojnë studentët

Përfitimi i bursës/ Kriteret që duhet të

Janë shpallur kriteret për ndarjen e bursave për studentët të cilët janë në nevojë, për ekselentët dhe për ata të cilët ndjekin programe studimi me prioritet kombëtar dhe disa kategori të veçanta.

Studentët e vitit të parë që dëshirojnë të përfitojnë bursë duhet të kenë notën mesatare 10 të të gjitha viteve të shkollimit, bashkë me provimet e maturës shtetërore.

Ata që ndjekin degë të caktuara si: Bujqësi, Veterinari, Pyje, Ndërtim, Peshkim, GjeologjiMiniera dhe Shpim e shfrytë- zim i vendburimeve të naftës dhe të gazit mund të përfitojnë gjithashtu bursë studimi. Studentët në nevojë, të cilët mund të paraqesin dokumentet për të përfituar bursë sipas vendimit të qeverisë, konsiderohen ata që ndjekin studimet në largësinë e 10 km nga vendbanimi i përhershëm dhe familjet e tyre trajtohen me ndihmë ekonomike, ata që kanë fëmijë dhe po ashtu marrin asistencë sociale, si dhe personat me aftësi të kufizuara.

Në pjesën e kategorive të veçanta, të cilët trajtohen jashtë kriterit ekonomik, janë: studentët me statusin e jetimit, ata që kanë humbur përgjegjësinë prind-ërore me vendim gjykate, studentët e identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, si dhe fëmijët e punonjësve të policisë të rënë në detyrë.

Në rast se një nga shtesat e mësipërme rezultojnë mbetës apo s’përfu-ndojnë në kohë shkollimin, janë të ndarë nga trungu familjar, kur familjet e tyre kanë një biznes privat apo duan të ndjekin një program të dytë studimi, qeveria nuk u jep bursë. Ashtu si vjet, 1800 bursa do të jepen për vitin akademik 2016- 2017, të cilat do të shqyrtohen e miratohen brenda muajit të parë të 2017-s.