Tech

Përditësimi i ri në WhatsApp nuk do lejojë askënd të të lexojë sms-të, edhe nëse të ka kodin

Përditësimi i ri në WhatsApp nuk do lejojë askënd

Kemi ndjekur shumë ndryshime të WhatsApp kohët e fundit, nga ndryshimi i ikonave, tek futja e reklamave. Por një risi e fundit duket se do vihet në zbatim shumë shpejt. Bëhet fjalë për një përditësim të ri që lidhet me sigurinë. Pra që të futesh në WhatsApp do duhet të vendosësh gishtin dhe më pas do të hapet historiku i mesazheve.

E gjitha lidhet me shtimin e sigurisë që askush të mos të të shohë mesazhet private edhe nëse e ka kodin e telefonit. Telefonat që do e pësojnë këtë ndryshim fillimisht janë ato Androidë, e më pas edhe në telefonat e tjerë. Lajmin e publikon WaBetaInfo, e cila vazhdimisht publikon lajme për përditësime të reja.

Që ta vesh në funksion, duhet të ndjekësh këto hapa. Kliko tek ikona e WhatsApp, shko tek Settings, kliko Privacy e më pas kliko tek Authentification section. Aty do gjeni opsionin Fingerprint./ Artikulli i marrë nga The Independent/ Për Tiranapost.al. E.B

Image result for Whatsapp