Aktualitet

Përdhunoi dhe dhunoi brutalisht të dashurën, dënohet me 8 vite burg shqiptari

Përdhunoi dhe dhunoi brutalisht të dashurën, dënohet me 8

Dy vite pasi dhunoi dhe abuzoi seksualisht me partneren e tij, 21-vjeçari shqiptar u dënua me 8 vite burg. Kledian Hoxhaj pranoi gjykimin e shkurtuar duke fituar kështu 1/3 e uljes së dënimit.

Ai u arrestua në nëntor të 2017-s, pasi e dashura e tij në atë kohë 18-vjeçare e akuzoi se e rrahu brutalisht dhe më pas e përdhunoi.

Ngjarja kishte ndodhur gjatë një nate kur adoleshentja kishte shkuar në shtëpinë e shqiptarit, i cili fillimisht e kishte lidhur dhe më pas e kishte përdhunuar.

Sipas dëshmisë së saj, Hoxhaj më pas nisi ta dhunonte duke e gjuajtur me grushte dhe mjete të tjera rrethanore. 18-vjeçarja kishte njoftuar prindërit për ngjarjen, të cilët më pas bënë denoncimin.

Arsyeja mendohet se ishte xhelozia e tepërt e shqiptarit, ndërsa ky ishte vetëm një nga 4 rastet e dhunës./ Tiranapost.al