Kosova

Përballë në OKB Thaçi-Vuçiç: Do luftoj me zemër!

Përballë në OKB Thaçi-Vuçiç: Do luftoj me

Në New York do mbahet sesioni i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe presidenti Thaçi dhe Vuçiç do të jenë prezent. Presidenti Vuçiç ka thënë se do luftojë për Serbinë me gjithë zemër, pasi është përgatitur se çfarë do thotë në Këshillin e OKB, referuar zhvillimeve të fundit në Kosovë.  Vuçiç citohet nga Klan Kosova të ketë thënë se dita e djeshme ishte e vështirë për shkak të zgjedhjeve lokale por edhe pasi po përgatitej për seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB.

Ja çfarë ka thënë ai: “Unë kam qenë duke u përgatitur për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, do fluturoj me “Air Serbia” në mëngjes dhe do shkoj drejt në seance. Unë do të luftoj për Serbinë dhe popullin tim”.

Në fjalën që mbajti para se të nisej ai përshëndeti popullin serb në Kosovë, duke thënë se kryetarët e 10 komunave kanë një mesazh të qartë për Thaçin, se kush është president i serbëve në Kosovë dhe se cili është vendi i tyre.

Ky ‘tërbim’ i Vuçiç i referohet votimit të krijimit të ushtrisë së Kosovës, ku Lista serbe nuk ishte e pranishme si dhe vendosjes së tarifave.

“Ushtria e Kosovës u formua kundër interesave të popullit serb. Ajo nuk mund të rrezikojë ushtrinë tonë, ose të rrezikojë mbijetesën e kombit tonë. E gjithë kjo është në kundërshtim me atë që flet Thaçi”, shtoi Vuçiç, ndërkohë që nga ana tjetër Lista serbe kërcënon se do rrëzojë qeverinë e Kosovës./ Referuar Klan Kosova/ Tiranapost.al.E.B