Showbiz

Për uljen e numrit të ndjekësve, fajin e kishte Instagrami

Për uljen e numrit të ndjekësve, fajin e kishte Instagrami

Nuk ishte ashtu siç mendohej ulja e numrit të ndjekësve në Instagram. Sot të gjithë përdoruesit e këtij rrjeti social janë zgjuar me numrin e plotë të ndjekësve. Paska qenë një gabim i Instagramit ai i djeshme që në fakt u mendua se ishte fshirje e adresa të rreme.

Sidomos blogeret u zgjuan të alarmuara, duke qenë se numri i ndjekësve dhe klikimeve u përkthehet në të ardhura, ama sot çdo gjë shkoi në vendin e vet.

https://twitter.com/instagram/status/1095664792373743616

Vetë Instagrami bëri një status sqarues duke pranuar se ishte një gabim sistemi në përllogaritjen e ndjekësve e se po e zgjidhnin.

“Jemi në dijeni të uljes së numrit të ndjekësve për disa njerëz. Po punojmë ta zgjidhim sa më shpejt”, shkruanin ata dhe e zgjidhën brenda natës.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.

http://www.tiranapost.al/bota-u-zgjua-pak-ndjekes-ne-instagram/