LifestyleShowbizTe gjithaTIP top

Për ty që i ke vënë të paktën njëherë mbi hundë, e di pse syzet Ray Ban quhen kështu?


Jemi duke të bërë një nder të vockël duke të ta kursyer rrugën deri në Google për të kërkuar arsyen përse Ray Ban u quajt Ray Ban. Se bëhet njeriu edhe kurioz. Sidomos në rastet e këtyre firmave kaq të njohura, që edhe ti që s`je shumë i pasur i ke vënë njëherë mbi hundë.


(Tom Cruise, foto nga Cosmopolitan)

Ray-Ban u krijuan fillimisht në vitin 1937 nga kompania amerikane Bausch & Lomb. Ata projektuan modelin legjendar Aviator, me lente speciale, pasi një pilot i aviacionit u kërkoi atyre një palë syze dielli që mund të filtronte dritën verbuese të diellit, ndërsa po drejtonte aeroplanin.

Ky model u pëlqye menjëherë edhe nga ushtria, jo vetëm për shkak se këto syze ishin me të vërtetë të mira, por sepse i mbronin sytë ushtarëve nga rrezet depërtuese të diellit.

E morët vesh pse ia vunë këtë emër? Se syzet Ray-Ban janë projektuar për të bllokuar rrezet e diellit? “Ray” do të thotë “rreze” dhe “ban” do të thotë “ndalim”./F.H/Tiranapost.al

Përshtatur nga: Cosmopolitan

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane