• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Ide Libra Të gjitha

    Për të qeshur dhe për… të qarë


    Libri që flet për anekdotat dhe humorin që lehtësonte vuajtjet e sistemit komunist….

    Kur Nikita Hrushov në mbledhjen e mbylljes së Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, në shkurt 1956 mori fjalën disa pjesëmarrës në Kongres humbën ndjenjat, disa pësuan atak kardiak, kurse disa u larguan si mushkonja dhe më pas vranë veten. Ishte e famshmja mbledhje zyrtare për “destalinizim”. Ky ishte vetëm një fakt, apo e dhënë nga mijëra fakte që mund të përshkruajnë fobinë e vazhdueshme të shtetasit sovjetik, që nga epoka e Revolucionit të Tetorit, me “totem” Lenin dhe deri në rënien e “socializmit aktual”, në vitet 1989-1991.

    “Hapësira të vogla lirie”, siç thotë sociologu britanik Chritsy Davis, kërkonin ata që jetonin nën çizmen e udhëheqjes komuniste, në një kohë kur fjala “zotëri” ishte zëvendësuar me fjalën “shok” dhe gjuha e re, terminologjia e re jepte dhe merrte: komisar, kulak, soviet, sovjetik, luftë, proçes, direktivë, Siberi etj.

    Por, ja që sovjetikët e gjetën edhe shtegun e humorit, kaluan tek anekdodat, që i thoshin duke përshpëritur, kur qëndronin në radhët e dyqaneve ushqimore, në linjën e prodhimit, në stacionin e autobuzit, në internim, në qelitë e burgut, në kampet e përqëndrimit dhe ekzekutimit. Mund që nuk ishin “revolucione të vogla”, thotë Davis, por me këtë humor i mbijetuan urisë, frikës dhe paranojës. Në një numër të madh anekdodash, mijëra, në rusisht dhe në anglisht, historiani Georgios Tsaknias bëri një antologji.

    Vetë antologu na informon se një ankedodë thuhej edhe në disa versione, dy apo tre, jo vetëm në Bashkimin Sovjetik, por edhe në vendet e tjera të Bllokut Lindor. Shtypja dhe frika, gjithsesi, ishin prezente në të gjitha Republikat Popullore, pavarësisht luhatjeve. Koleksioni i Stalinit Anekdodat në periudhën e Leninit, të Stalinit, të Hrushovit, të Brezhnievit, të Adropofit, të Çernienkos dhe të Gorbaçovit, trajtonin edhe tabutë më të thella të komunizmit.

    Për Hrushovin dhe Brezhnievin anekdoda thotë: “Kristofi na provoi se edhe një budalla mund të qeverisë”. Gorbaçovi, si dhe Stalini, kishte kërkuar që t’i koleksionojnë, në mënyrë të përjavshme, anekdodat që flisnin për atë personalisht dhe kënaqej, aq sa kënaqte me to edhe Ronald Regan-in. Antologjia e z.Tsaknias është vlerësuar si tejet humoristike, realisht një botim për të qeshur dhe një botim shumë i dashur për lexuesit e sotëm. Hyrja e antologjisë është një tekst i shkëqyer, i plotë dhe ritmik. Libri mban në faqet e tij anekdoda nga më të bukurat. Sovjetikët nuk humbën për asnjë çast autosarkazmën e tyre: “Ka njerëz që koleksionojnë anekdoda”.

    “Këtu, Radio Armenia. Dëgjuesit na pyesin: Pasi të kemi përfunduar me ndërtimin e Komunizmit do të kemi Polici? Ne përgjigjemi: Sigurisht që jo! Njerëzit do të kenë mërsuar të vetarrestohen”. Këto dhe qindra anekdoda mes një botimi, që le të shpresojmë se mund të vijë edhe në shqip, për lexues si shqiptarët, që do të mund të qajnë dhe qeshin më mirë se kushdo tjetër në Ballkan dhe Europë. K.H/ tiranapost.al

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post