• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 11 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kosova Të gjitha

    Për të mos u humbur nga zgjedhjet në Kosovë: Të vdekur në listë, dikush që fotografon votën dhe dy politikanë shqiptarë që votuan


    Nga ora shtatë e mëngjesit, qytetarët e Kosovës, politikanë e zyrtarë të tjerë të lartë u janë drejtuar kutive të votimit. Pjesëmarrja në votimi deri tani sipas KQZ-së është 1% më e lartë se zgjedhjet e kaluara. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 937 mijë e 369 qytetarë.

    Por ashtu si në shumicën e vendeve ka pasur raste ku dikush fotografon votën, një tjetër gjen emrin e të afërmit në listë dhe të moshuar që vazhdojnë të votojnë sa të kenë jetën. Por ishin dhe dy politikanët tanë, ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe zv.ministri i Jashtëm Gent Cakaj të cilët votuan si qytetarë të Kosovës, vendi ku kanë lindur.

    Fotografia e Besa Shahini

    Besa Shahini me bashkëshortin. 

    Lexoni rastet e tjera si më poshtë: 

    Shqipe Makolli nga Prishtin, është shprehur për ‘Indeksonline’ se është shqetësuar pasi sot kur ka shkuar ta shfrytëzojë të drejtën e saj për të votuar, në listë në Shkollën e Medresesë në Prishtinë, ka parë edhe emrin e vëllait të saj i cili ka vdekur 12 vite më parë. Ajo ka thënë se vëllai i saj ka vdekur kur ishte 24 vjeç dhe se një gjë e tillë e ka prekur tej mase.

    “Kur shkova pashë emrin e vëllait të vdekur që ishte thirrur për të votuar. E vërtetova që ishte pikërisht emri dhe data e tij e lindjes 30.12.1981. Ju thashë se ky nuk është në këtë botë dhe fshijeni menjëherë. Ata më thanë se nuk guxojnë, por me insistimin tim e bënë”.

    -Një qytetar ka fotografuar votën, gjë që nuk lejohet. Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Krushefc të Komunës së Pejës. Ai është shoqëruar në Polici.

    Kjo gjyshe 109 vjeçe shkon të votojë. Klan Kosova tregoi pamjet, ku ajo u shoqërua nga nipi pranë kutisë së votimit. Xhemile Susuri është nga Zhuri i Prizrenit.

    Sllobodan Petroviç nga LSL ka votuar me dokumenta të Kosovës në zonën e Llapnasellës, pasi nuk lejohet me dokumente të Kosovës.

    Kujtojmë se Albin Kurti, Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj janë të pestë kandidatë për Kryeministër të Kosovës. Procesi i votimit mbyllet në 7 të pasdites. / Tiranapost.al. 

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post