• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Të gjitha

    Për të mos humbur në Tiranën e madhe, shfletoni këtë libër online


    Të gjithë ne që jetojmë në Tiranë, të paktën, mendojmë se e njohim pëllëmbë për pëllëmbë kryeqytetin tonë. Por unë e para, që hapa këtë faqe, sapo zbulova që mund të humbas shumë kollaj në Tiranë. Dhe të mendoni që kam një jetë këtu…

    Imagjinoni pastaj studentët e rinj që vijnë për herë të parë këtu. Bashkia e Tiranës ka bërë gati një guidë online orientimi në kryeqytet.

    Kështu duket kopertina e librit online.

    Ku mund ta gjejmë?

    Aksesohet lehtësisht në faqen online të Bashkisë. Kjo risi (e sjellë në formë libri me 48 faqe) do të sjellë shumë lehtësira edhe për qytetarët që duan të njohin më mirë Tiranën e tyre (si unë psh.)

    Aty mund të gjeni: linjat kryesore të autobusit, kinematë, shërbimet, poliklinikat, muzetë dhe galeritë e artit.

    Po ashtu vëmendje i është kushtuar edhe atraksioneve të ndryshme turistike që ofron kryeqyteti shqiptar si: Sheshi “Nënë Tereza”, Memoriali “PostBllok”, Piramida, Instalacioni “Reja”, Tyrbja e Kapllan Pashës, Kalaja e Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Haxhi Et’hem Beut, Parku Kombëtar i Dajtit, Kalaja e Petrelës etj.

    Ej, hidhini një sy. Siç ju thashë më sipër, unë mësova gjëra të reja: http://www.tirana.al/guida-studentore/ / E.D/ Copyright Tiranapost.al