Aktualitet

Për të gjashtën herë në skenë Inva Mula bën të njëjtën zgjedhje

Edhe sot, në javën e gjashtë të “Virtuozët”, Inva Mula u vesh bardhezi. Ndryshe nga herët e tjera kur të zezës i shtonte pak të bardhë, ose i balanconte të dyja, sot mbizotëroi e bardha me shumë pak element të zinj. Flokët e krehura, por që duken si natyrale dhe grimi i lehtë, tregojnë se  Ujvara, artistja e makeup-it që kujdeset për imazhin e saj, ia ka gjetur pikat më të forta si sytë me ngjyrë për t`ia nxjerrë më shumë në pah.

[caption id="attachment_199313" align="aligncenter" width="560"](Inva Mula, java e parë te Virtuozët, foto nga YouTube)[/caption]

Javën e parë kishte këmishë të bardhë dhe fund të zi. Flokët i mbajti të drejta.

[caption id="attachment_199314" align="aligncenter" width="514"](Inva Mula, java e dytë te Virtuozët, foto nga YouTube)[/caption]

Kurse në natën e dytë, fustanit të zi i shtoi një rrip në qafë për aksesor dhe ç`ngjyrë tjetër do kish veç të bardhës?

[caption id="attachment_199315" align="aligncenter" width="497"](Inva Mula, java e tretë te Virtuozët, foto nga YouTube)[/caption]

Edhe nata e tretë ishte bardhezi dhe akoma më klasike, akoma më afër profesionit të saj, të qenurit soprano.

[caption id="attachment_199316" align="aligncenter" width="487"](Inva Mula, java e katërt te Virtuozët, foto nga YouTube)[/caption]

Frudat e fustanit të natës së katërt s`i keni harruar, se janë edhe në modë. As trëndafilin e bardhë para tij.

[caption id="attachment_199317" align="aligncenter" width="478"](Inva Mula, java e pestë te Virtuozët, foto nga YouTube)[/caption]

Dhe sërish javën e shkuar erdhi bardhezi. Veçse paraqitja e sotme e bënte të dukej si një çupëlinë që ishte ngjitur në skenë për të luajtur musicalin e parë si protagoniste. Flokët, grimi, veshja, gjithçka e kuruar mirë./F.H/Tiranapost.al

[caption id="attachment_199318" align="aligncenter" width="488"](Inva Mula, java e gjashtë te Virtuozët, foto nga Instagrami)[/caption]

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]