Bëje me Arkitekt

Për shtëpinë, arkitektja jonë Ingrid Martini këshillon këto ngjyra

Sa herë fëmijët e mi më pyesin:

- O ma, cila ngjyrë të pëlqen më shumë? Kë ke më shumë qejf?,

Përgjigjia është gjithmonë e njëjta:

- Mua më pëlqejnë të gjitha ngjyrat, të gjitha.

Dhe nuk gënjej për këtë. Vërtet i dua fort ngjyrat, e i përdor ato pa frikë, në të gjitha punët mia.

Por ama, kam një kombinim që është i preferuari im: bardhë e blu.

E duke qenë se sezoni veror është këtu tashmë, kjo do të ishte nga temat e preferuara. E parë me sytë e mi, praktikisht nuk ka vend apo pozicion ku nuk mund të përdoret. Që do të thotë se nuk ekziston tipologji objekti, vendndodhje, stil, atmosferë, së cilës shija marine bardhë e blu nuk do i shkonte, sado elegante ose jo, e rafinuar ose jo, qoftë.

Duke filluar që nga dyert e jashtme e fasadat.

Kjo është një mundësi që troket! Ju mund t’i shtoni stili e sharm, derës tuaj të jashtme vetëm duke ngjyrosur kanatin e derës. Por të mos harrojmë që kanë shumë rëndësi edhe gjithë finiturat që e rrethojnë këtë tonalitet fantastik bluje, e sidomos me një nga këto kombinime fituese, siç është ky me të bardhën, terracotta-n, e gjelbërimin.

Për të lyer kanatin e derës, mundet fare thjeshtë t;ju ndihmojë një maragoz, ndërsa vazot e luleve blu, si këto në foto, i gjeni tek Megatek.

E imagjinoni dot këtë fasadë, me finiturë të zakonshme, në ngjyrë tulle?

Sigurisht që nuk do të kishte të njëjtin appeal, e karakter, e nuk do të ishte kaq eye-catchinng, në mungesë të blusë elektrike, të kombinuar me të bardhën!

Ky kombinim , rezulton fitues edhe në situate të tilla, si k  sallon modern, minimalist. Ai bën të dalin në pah, edhe objekte të tilla si ky kolltuk në ngjyrë gri shumë elegante, por pak depresiv, nëse nuk pozicionohet mbi sfondin e duhur. Megjithatë, vini re se si e gjithë gama e toneve të blusë, por edhe të të kaltrave, të gjitha ton mbi ton, i jep një atmosferë të qetë e të çlodhur të gjithë ambjentit.

E rëndësishme është të mos harrojmë të shtojmë tek-tuk, edhe njolla të ngrohta si portokallia apo e verdha.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në foton e mëposhtme. Kontrastit dramatik, thuajse teatral, të kombinimit të fortë të “blue night” me një “off-white”, i mbivendosen njollat e ngrohta të okrës, të kuqes, bezhës, portokallisë. Ndaj edhe rezultati nuk është i ftohtë, i akullt, por përkundrazi, shumë atmosferë , i ngrohtë, i rafinuar, e plot stil.

Edhe nqs jeni të dashuruara mbas të bardhës, (e më besoni, njoh shumë persona, që përpëliten të zgjedhin midis toneve të pafundta të së bardhës, kur duan të lyejnë muret), përsëri e kombinuar me blunë, do të ishte ideale, e lehtë si një puhizë, e me një ndjesi pastërtie. Mjafton të shtoni njolla të vockla bluje, në tonalitete të ndryshme, dhe loja është e bërë, do t’i impresiononi të gjithë. Por mos harroni tonet e ngrohta të kafes e kanellës!

Jam e bindur se shumë prej jush, e kanë të preferuarin e tyre këtë parketin në tone të grisë. Por ndodh, që kur e kanë montuar në shtëpi, nuk u ka dalë i njëjti rezultat me atë që kishin në mendje apo duke u frymëzuar nga fotot në Pinterest. E gjithë hileja qëndron te balanca, te kontrasti. Finitura të tilla, të zbehta, ndonëse janë moderne, të pastra, janë të pazëshme, e kanë nevojë për ngjyra “trime” rrotull tyre që të mos ndihen “të thinjura” e anemike.

Ndërkohë, një mënyrë shumë e shpejtë e pa shpenzime për të dekoruar një mur blu, mund të ishin pjatat. Po, pjatat që përdorim për të ngrënë! Mjafton të kenë motive bardhë e blu, sigurisht! Nuk ka rëndësi forma e përmasa! Sa më shumë, aq më mirë!

Po këto karriket i mbani mend? Shihini me kujdes! Po, janë tamam si karriget e vjetra të drurit që të gjithë ne kemi patur në shtëpi. Vecse në këtë foto, nuk kanë pamjen e objekteve të përbuzura, që ne i flakëm gjithë krenari, për të blerë karrige plastike. Këtu, është pikërisht atmosfera e duhur, që kompenson në mënyrë perfekte, “vjetërsinë” e adhurueshme të këtyre objekteve. Ndaj , nëse dikur do t’ju lindë nevoja për të sistemuar, nga dashuria apo nostalgjia, mobilje të ngjashme, në finiturë origjinale druri, mbani mend se, gjithë tonalitete e blusë, deri te lejlaja, janë sfondi ideal, për t’i sjellë të freskëta e të intonuara me ditët e sotme.

Dhomat e gjumit, nuk mund të bënin përjashtim, edhe këtu kombinimi është i lehtë! Mbi mure të bardha, mund të mbështesni koka krevati me motive bardhë e blu, çfarëdo qofshin ato, vija, pika, topa, lule, gjethe, zogj, thjesht zgjidhni të preferuarin tuaj.

Gjithashtu sipër krevatit , mund të mbivendosni gjithë motivet e mundshme, e t'i miksoni pa frike…

Çmenduni e guxoni, se jeni në fushë të sigurt! Sigurohuni vetëm që kombinimi të jetë bardhë e blu, edhe në tone të ndryshme të së bardhës e të blusë. Nuk ka rëndësi motivi apo përmasa e tij! Sa më të ndryshme, aq më mirë!

Ah, edhe diçka e fundit, por jo më pak e rëndësishme:

Mos harroni të shtoni ca lule, e mundesisht jo ato pa aromë të blera në dyqan!

Në stinën erëmirë që jemi, ka lule e bimë gjithandej, mjafton të ndaloni (edhe makinën) t’i merrni!

E mos prisni t’ua dhurojë njeri! Dhurojani vetes!

*Blogu 'Bëje me arkitekt', nga Ingrid Martini.