Tech

Për politikanët që mashtrojnë në Facebook, Mark Zuckerberg ka marrë një vendim (por s’do t’ju pëlqejë)

Për politikanët që mashtrojnë në Facebook, Mark

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, mbrojti vendimin e shumë diskutuar të kompanisë së tij për të lejuar politikanët të postojnë reklama politike, që pretendohet se janë mashtrime ose false.

Për këtë vendim Mark tha: “Është diçka me të cilën duhet të jetojmë".

Për të është kaq e thjeshtë, ndërkohë që pasojat e këtij vendimi bien mbi përdoruesit e rrjeteve sociale.

"Njerëzit shqetësohen dhe unë shqetësohem thellësisht për një erozion të së vërtetës. Në të njëjtën kohë, unë nuk mendoj se njerëzit duan të jetojnë në një botë ku mund të thuash vetëm gjëra që kompanitë e teknologjisë vendosin se janë 100% të vërteta. Dhe mendoj se ato tensione janë diçka me të cilën duhet të jetojmë”, tha Zuckerberg për “Washington Post” përpara një fjalimi në Universitetin Georgetown.

"Në përgjithësi, në një demokraci, unë mendoj se njerëzit duhet të jenë në gjendje të dëgjojnë vetë ato që thonë politikanët. Shpesh, njerëzit që kërkojnë nga ne për të hequr përmbajtjen janë shpesh të parët që ankohen kur është përmbajtja e tyre që bie në anën e gabuar të një politike”, u shpreh Mark.

Rasti tipik në Shqipëri është ai ish-liderit liderit historik të PD-së, Sali Berisha, me qytetarin dixhital. Nuk kanë qenë të pakta herët, kur është zbuluar e pavërteta e “denoncimeve” të publikuara në rrjetin social të Berishës, ku përmendim dy raste: akuzat për dhunën në protestat e opozitës (jashtëparlamentare) apo pagesa për hyrjen në shkollën e policisë. Me vendimin e Facebook, Berisha dhe qytetari dixhital i shpëton çdo censure, që do të ishte në shërbim të përdoruesve të medias sociale./ Burimi The Hill/ Tiranapost.al