Aktualitet

Për në Durrës nuk do kaloni më nga autostrada

Linja urbane Durrës-Tiranë-Durrës pëson një ndryshim për shkak të fluksit të automjeteve në Autostradën Tiranë Durrës, dhe do të zhvendosë rrugën e përshkruar duke kaluar nga rruga e vjetër e Ndroqit.

Ndëkrohë ministria e Transportit ka bërë me dije se 91 linja të reja ndërqytetëse do t’i shtohen transportit publik, ose do të pësojnë ndryshime itinerar, sipas udhëzimit të fundit të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës. Sakaq ministria ka vendosur edhe për heqjen e 11 linjave të tjera, për të cilat nuk ka interes nga ana e udhëtarëve.

Linjat që do të shtohen janë Gjirokastër-Dropull dhe Golem Durrës. Ndërsa linjat që do të hiqen janë: Berat-Cërrik; Berat-Belsh; Durrës-Koplik (pa të drejtë qëndrimi në Shkodër); Gramsh-Fier; Divjakë-Elbasan; Leskovik-Përmet; Shkodër-Durrës-Kavajë; Tiranë-Hani Hotit; Kamëz-Pukë; Vlorë-Gjirokastër (nga Povel) dhe Vlorë-Orikum./ Copyright Tiranapost.al