Showbiz

Për ndryshimet mes burrit dhe gruas e ka fajin truri

Për ndryshimet mes burrit dhe gruas e ka fajin truri

Po, burrat dhe gratë nuk janë njësoj. Kjo për shkak të ndërtimit fizik dhe ndryshimeve që gjenden në trurin e tyre, në atë që drejton gjithçka.

Memorja

Gratë janë më të mira me kujtesën për shkak të lidhjeve më të shumta mes dy hemisferave të trurit. Ndaj ai s`ta mban mend ditëlindjen.

Reagimi

E ke vënë re se ti i kushton më shumë vëmendje ca gjërave që ai as nuk i ka vënë re? Edhe kjo varet nga truri.

Zgjidhja e problemeve

Kur ti ke një problem, telefonon menjëherë shoqen më të mirë për të ndihmuar me gjetjen e zgjidhjes. Pse nuk kërkon ndihmën e një miku? Sepse gratë kanë më shumë lidhje mes dy hemisferave, asaj të majtës (analizueses) dhe të djathtës (intuitives).

Sensi i orientimit

Është më i mirë tek burrat. Gratë kanë një tjetër aftësi: t`u kërkojnë ndihmë kalimtarëve dhe me të pyetur mund të shkosh në Stamboll.

Intuita

Është më e mirë tek gratë të cilat dinë ta vënë menjëherë në punë hemisferën e djathtë, atë që përgjigjet për intuitën.

Perceptimi i dhimbjes

Zonat emocionale tek gratë janë më aktive, ndaj edhe ndjejnë më shumë dhimbje kur vrasin këmbën tek anësoret e krevatit. Burri qesh, sepse ai nuk duron më shumë, thjesht ndjen më pak.

Humori

Për shkak të luhatjes së hormoneve gjatë ciklit menstrual, gratë kanë më shumë luhatje humori dhe pikërisht prej këtyre hormoneve, ato jetojnë më gjatë.

*Ky post u përshtat nga Vanity Fair dhe është realizuar nga Fabjola Hije.