Aktualitet

Për mua nuk vlen mendimi i saj. Deklarata e Mogherinit për kufijtë nervozon kryeministrin Haradinaj

Për mua nuk vlen mendimi i saj. Deklarata e Mogherinit për

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së gjatë takimit të ministrave të Jashtëm dje, tha se nuk e përjashton mundësinë që Kosova e Serbia të ndryshojnë kufijtë, por shtoi se ky ndryshim apo korrigjim, nuk do bazohej përmes vijave etnike.

E cituar nga Rel (Radio Evropa e Lirë) ajo tha: “Pavarësisht se për cilat adoptime do pajtoheshin palët në të ardhmen, rezultati nuk duhet të ishte spastrimet etnike të vendeve. Në çfarë do rasti, të dyja vendet duhet të mbesin shumetnike”

Mogherini e pranoi se dialogu po has vështirësi për shkak të vendimit të Kosovës për tarifat e mallrave serbe dhe krijimin e ushtrisë. Ajo bëri sërish thirrje që Kosova të tërhiqej. Por ka qenë kryeministri Haradinaj i cili tha se qëndrimi i Mogherinit dje, se duhet të ketë korrigjim kufijsh por jo ndarjes në vija etnike, është i pavend. Ja çfarë tha ai për mediat e Kosovës:

“Mendoi se zonja Mogherini e ka mbytur dialogun, e ka çrregulluar nga një dialog për normalizim e ka kthyer në dialog për kufij e shkëmbime që në Ballkan nënkupton destabilizim. Ajo e ka dëmtuar rajonin tonë duke lejuar diskutimin dhe duke guxuar që në publik të deklarohet për këtë. Është i papranueshëm për mua dhe kuptohet që nuk vlen mendimi i saj për ne, për mua të paktën”.

Ai shtoi se marrëdhënia e Kosovës me Evropën nuk është e lidhur përmes një komisionereje.

“Kushdo që flet për kufijtë është kundër Ballkanit dhe Paqes. Kemi pas vonesa, por jo dalje nga kontrolli sikur kjo. Jemi pro integrimeve evropiane si popull, si politikë për perspektivën tanë evropiane”./ Artikulli referuar REL dhe Klan Kosova/ Tiranapost.al. E.B

Image result for Haradinaj Mogherini