• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 16 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Pyet Ajlën Të gjitha TIP top

    Për Mirën e Tiranapost!


    Kam vendosur që hapësirën time në Tiranapost, t’ia dedikoj dikujt apo diçka-je sa herë që të më jepet rasti apo mundësia. Sa herë të krijoj diçka të veçantë do ta ndaj dhe me ju nëpërmjet postit tim.

    Sot do t’i dedikoj një artikull Mirës, po po Mira Kazhani-t, që zakonisht shkruan për të tjerët. Javës që kaloi Mira kishte ditëlindjen. Nuk e festoi ditën e saj në Shqipëri, ndaj unë vendosa ta surprizoj ditën e hënë që do të kthehej në zyrën e Tiranapost. Kisha 2 javë që e mendoja se çfarë do t’i dhuroja. Kuptohet që do ishin lule, por lule të futura ku,  apo të kompozuara si? Si gjithmonë me kërkimet e mia nëpër faqe të ndryshme, gjeta një kuti të veçantë si më poshtë :

    a1

    Pastaj doja të kishte dhe ndonjë detaj tjetër, mos të ishte thjesht copy-paste. Bisedova me Egin e Avantgarde Handmade dhe duke qenë se ajo ka mbaruar për pikturë, i kërkova të më skicojë portretin e Mirës për ta bërë pak si më të personalizuar. Më nisi një preview, e cila më pëlqeu shumë, diçka moderne. Kështu që ramë dakord ta përfundonte.

    Me ta marrë kutinë, kalova nga Bota Luleve. I kisha shkruar disa ditë më parë që të më ruanin disa peonia, se i lidh dhe pak me stilin francez të Mirës. Bëmë si gjithmonë disa prova, ( mirë që nuk më përzënë nga dyqani, me aq herë sa heq e ndërroj lulet në një kompozim ). I falënderoj pafund që bëjnë durim me mua.

    Dhe përfundimi doli një kuti karamele që besoj Mirës do t’i mbesë gjatë në mendje.

    a3

    a2

     

    Ndërkohë dua të shkruaj dhe dy rreshta për Mirën. Mira, të falënderoj që më besove një hapësirë në portalin tënd, që më dhe kurajo dhe kur të thashë që diçka nuk shkoi mirë apo sot skam muzë të shkruaj, që sa herë të pyes: si tu duk shkrimi i radhës, më thua, po ti shkruan shumë mirë, pse s’ke pak besim tek vetja?

    Unë do kem më shumë besim tek vetja, do ndjek dhe këshillën që ti i ke dhënë vetes : Ha, Lutu dhe Puno!

    Deri në postin e ardhshëm,

    Mirë u lexofshim.

    Ajla

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]