Aktualitet

Për LSI tërheqja e kandidatit në Kavajë është maturi politike

Maturi politike. Kështu e ka cilësuar aleati i qeverisë, Petrit Vasili vendimin e e Kryeministrit Edi Rama për të tërhequr kandidatin e PS nga zgjedhjet e pjesshme vendore në Kavajë, për shkak të skenarit për dhunë të përgatitur nga PD.

Sipas kreut të LSI-së, shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë është në funksion të ç’tensionimit të situatës dhe i shërben gjetjes së një dialogu mes palëve.

LSI thotë se e mbështet këtë qëndrim të Kryeministrit Rama, që sipas tij me këtë vendim ka krijuar më tepër hapësira për dialog dhe maturi.

"Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë në funksion të ç'tensionimit të situatës.Dialogu duhet të vazhdojë. Shtyrja e zgjedhjeve krijon qetësi publike. Maturia në funksion të zgjidhjes politike të qëndrueshme. Dialogut i krijohet hapësira dhe qetësia e duhur. Zgjedhjet me standarde mbeten sfidë madhore pa kthim" deklaron Vasili. E.C/Tiranapost.al