• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Për ju që keni blerë biletat, Capital T ka shtyrë koncertin


    Capital T e ka shtyrë me një ditë koncertin e tij “Time Capsule” në sheshin “Nënë Tereza” dhe shkak është bërë…  shiu.

    Reperi nga Kosova prej një muaj tregon përgatitjet për një nga ditët më të rëndësishme të karrierës së tij, por nëse ka një gjë që nuk e ke në dorë ta ndryshosh është moti.

    Ndërsa koncerti ishte parashikuar të mbahej në 19 shtator, Capital T lajmëroi se përfundimisht mund të shkoni ta ndiqni në 20 shtator.

    Organizatorët janë njoftuar nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak, i cili ka komunikuar se ditën e nesërme do të ketë reshje shiu përgjatë gjithë ditës, çka e vështirëson komoditetin e të pranishmëve në koncert, sikurse bëhet problem edhe për të gjitha mjetet e teknologjisë.

    Ora është e njëjtë, 19:19 dhe biletat e shitura janë të gjitha të vlefshme./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]