• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Për herë të parë pas ndarjes, Miley rrëfehet para miliona ndjekësve: E dua Liam. Nuk e kam tradhtuar


    Në mes të gjithë zhurmës që shkaktoi ndarja e saj nga Liam Hemsworth, fotove të saj duke u puthur me një Kaytlin, kërkesës për divorc nga ana e tij dhe gjithë lajmeve për të dy që kanë pushuar mediat e botës, më në fund Miley vendos të dalë mbi të gjithë tymin e mediave dhe të flasë vetë, duke shkruar gjatë në Twitter dhe në Instagram. Ajo mohoi zërat dhe thashethemet se martesa e saj me Liam përfundoi për shkak të tradhtisë nga ana e saj.

    “Mund të pranoj shumë gjëra, por refuzoj të pranoj se martesa ime përfundoi për shkak të tradhtisë”, tha Cyrus. “Liam dhe unë jemi bashkë prej një dekade. Unë e kam thënë më parë dhe vazhdoj ta them, e dua Liamin dhe gjithmonë do ta dua. Ajo që nuk mund të pranoj është të më thonë se po gënjej për të fshehur një krim që nuk e kam kryer,” tha Kirus. “Nuk kam asgjë për të fshehur”.

    View this post on Instagram

    A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

     

    Gjatë rrëfimit të sinqertë, Cyrus pranoi disa nga gabimet e saj të së kaluarës; ajo tha se ajo ka mashtruar në marrëdhëniet e mëparshme dhe ka prishur marrëveshje të rëndësishme financiare për shkak të sjelljes së saj. Por ylli tha që këto gjëra ndodhën kur ajo ishte ende e re.

    “Unë kam mësuar nga çdo eksperiencë në jetën time. Nuk jam perfekte dhe nuk dua të jem, është e mërzitshme. Unë jam rritur para syve tuaj, por përfundimi është që UNË JAM RRITUR”.

    Ky mund të jetë një nga rrëfimet e vetme të ndjera të Miley-t, që duket se ndarja me Liam e ka lënduar.

    “E pranoj faktin që jeta që kam zgjedhur do të thotë që duhet të jetoj plotësisht e hapur dhe transparente me fansat që i dua dhe me publikun në 100% të kohës. Ajo ç’ka nuk mund të pranoj është të më thonë se po gënjej për të mbuluar një krim që nuk e kam kryer. Nuk kam asgjë për të fshehur. Nuk është sekret që unë gjatë adoleshencës dhe në fillim të te 20-ave isha gjithë kohës nëpër “party”. Jo vetëm kam tymosur, por kam qenë pro barit, kam eksperimentuar me drogëra. Këngë ime më e madhe në atë kohë ishte duke kërcyer mbi një prostitutë dhe duke thithur viza në tualet. Kur iaja e re kam mashtruar e gënjyer në lidhjet që kisha.  Humba një marrëveshje të shkëlqyer me Ëalmart. Më përzunë jashtë nga Hotel Transilvania sepse i bleva Liamit një tortë penis për ditëlindjen e tij, u kolovita lakuriq mbi një vinç dhe ka mundësi që ka më shumë foto të miat nudo në internet sesa të çdo gruaje tjetër. Por e vërteta është se pasi unë dhe Liam u pajtuam, unë e kisha me të vërtetë dhe isha e vendosur. NUK ka sekrete për t’u zbuluar këtu. Unë kam mësuar nga çdo eksperiencë në jetën time. Nuk jam perfekte dhe nuk dua të jem, është e mërzitshme. Unë jam rritur para syve tuaj, por përfundimi është që UNË JAM RRITUR. Mund të pranoj shumë gjëra, por unë refuzoj të pranoj që martesa ime mori fund për shkak të tradhëtisë. Liam dhe unë kemi qenë bashkë për një dekadë. E kam thënë më parë dhe I mbetem akoma, unë e dua Liam dhe do ta dua gjithmonë. POR në këtë pikë unë duhej të merrja një vendim të shëndetshëm për veten time dhe ta lija jetën e shkuar pas. Jam më e shëndetshme dhe e lumtur se në kohët e shkuara. Ju mund të thoni që unë jam b*thëlëvizur, tymuese, gojëpisët, por unë nuk jam një gënjeshtare. Jam krenare ta them, jam më e mirë sesa kam qenë”, ishte postimi i gjatë dhe i sinqertë i Miley-t, që mori mijëra komente gjatë një ore./Tiranapost.al

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690