• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Për herë të parë në QSUT trajtohet 7-vjeçari me tumor, me terapi të targetuar


    Një 7-vjeçar është trajtuar me sukses në QSUT, i pari pacient në moshë pediatrike që merr trajtimin specifik cranio-spinal për trajtimin e tumorit.

    Nëpërmjet një statusi në Facebook, ministrja Ogerta Manastirliu shkruan se ky trajtim u realizua falë teknikave të avancuara të rrezatimit, mundësuar nga investimet e qeverisë për akseleratorin modern linear në QSUT.

    “Një falenderim nga zemra për ekipin e shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve në QSUT, të cilët jo vetëm trajtuan me shumë profesionalizëm dhe dashuri Rogenin e vogël por stafi vendosi ta përcjellë duke i bërë surprizë biçikletën që ai aq shumë e dëshironte!”, shkruan ministrja në Facebook./ Tiranapost.al