Edi Rama, i cili ka jetuar në Paris dhe njihet për lidhjet e tij me këtë qytet s’ka përdorur fjalët, po për herë të parë e kemi parë të qajë me një emoji, por që tregon emocionin e tij për katedralen historike.
Ish-ministri i “ftohtë” Bushati si asnjëherë ka postuar një status të ndjeshëm, ku shkruan që është zemërthyer.
“Imazhe zemrëthyese nga Katedralja Notre Dame në Paris. Mendimet tona janë me zjarrfikësit heronj, ndërsa luftojnë me këtë zjarr të tmerrshëm. Duke u lutur për sigurinë e të gjithëve”.
Ish-ministrja Kumbaro që është edhe përkthyese nga frëngjishtja ka shkruar me zemër në dorë dhe në fund një frazë frëngjisht.
“Çfarë tmerri të shohësh Notre-Dame de Paris të zhduket kështu mes flakëve. Dramë historike është… dhemb kaq shumë!”
Presidenti Ilir Meta ka shkruar: “I trishtuar nga zjarri i rënë në Katedralen Notre Dame, këtë simbol të Parisit dhe Francës, por edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore. Uroj sa më pak dëme! Solidaritet me popullin francez!”./ Tiranapost.al
Shkaku? Vendimi që u mor vetëm 4 ditë para zjarrit në Katedralen Notre Dame
