• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 20 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Shëndet Të gjitha TIP top

    “Për gratë e vajzat që kujdesen veç për të tjerët…” Gazetarja Mira Kazhani mesazh për Tetorin Rozë


    Është bërë traditë që gra nga bota e mjekësisë, artit, medias, politikës, i bashkohen me mesazhe apo histori personale Tetorit Rozë që organizohet nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Dikush bën një eko, dikush tregon një histori nga familja, apo personale, dikush tjetër përmes një fotoje apo videoje. Gazetarja Mira Kazhani ka zgjedhur një fjali, por që i thotë i të gjitha: “Për gratë e vajzat që kujdesen kohë pas kohë veç për të tjerët, në tetor kujdesuni për veten. Jeta është shumë shtrenjtë”.

    Edhe redaksia e Tiranapost.al në shenjë sensibilizimi me këtë muaj ka vendosur fjongon rozë në ballinë. 55 % e lexuesve të Tiranapost janë gra dhe vajza dhe para çdo lajmi, debati, kritike apo komenti, rëndësi ka jeta jonë dhe shëndeti./Tiranapost.al

    Foto e Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post