Showbiz

Për filmin e Elvanës dhe Ermalit do duhet të presim të tretën të vërtetën

Për filmin e Elvanës dhe Ermalit do duhet të presim të

Kë kishte marrë malli për Elvanën (se Ermalin e shikojmë çdo të shtunë) dhe mezi priste ta shikonte në filmin “Dy gisht mjaltë”, do t`i duhet të presë. Është shtyrë për herë të dytë premiera e filmit dhe këtë herë lajmi është dhënë nga programi “Lart e poshtë”.

Fillimisht ishte planifikuar të shfaqej të dhjetor, për Krishtlindje, pastaj u shty për të 14 shkurt. Së pari se në ditët e festave vëmendja ishte tjetërkund e së dyti se mbase Dita e Dashurisë do ishte mbase më e përshtatshme për këtë film.

Mirëpo as këtë herë nuk do të shfaqet dhe nuk ka një shpjegim përse. Ndoshta do duhet të presim të tretën të vërtetën, që thuhet se do jetë në pranverë.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.