• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Art & Kulturë Lifestyle Të gjitha TIP top

    Për Elif Shafak Stambolli është grua (po Tirana çfarë mund të ishte)?


    Shkrimtarët ndonjëherë janë aq të lidhur me qytetet për të cilët ata shkruajnë aq sa emri i tyre na kujton direkt qytetin, si kur themi Gjirokastër për shembull, dhe mendja na shkon direkt tek Kadareja.
    Stambolli ka së paku dy shkrimtarë të lidhur ngushtësisht me të, nobelistin Orhan Pamuk dhe një ndër penat më të forta në Perëndim vitet e fundit, Elif Shafak. Në postimet e saj ajo mbetet shumë e lidhur me qytetin, si ky i fundit për shembull: Stambolli është një qytet i gjinisë femërorë: nëse vërdalliseni rrugicave të tij, sidomos pasi bie muzgu, do të vini re se rrugët i takojnë burrave, sheshet u përkasin burrave… por mbajeni mend: shpirti i qytetit ka qenë gjithmonë femëror. A jeni dhe ju dakort dhe çfarë do të mendonit për Londrën? Jack Kerouac dikur pat thënë: Parisi është grua, kurse Londra është një burrë krejtësisht i pavarur që pi duhan me llullë në ‘pub’. Po ju çfarë mendimi keni? A kanë qytetet energji gjinore?”.

    E për të vijuar mendimin e Elif Shafak, po Tirana çfarë do ishte? Një burrë me të vjetrën apo një grua e re kozmopolite?/Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post