Aktualitet

Për çfarë studiova dhe ku punova? Këta personazhe mund të mos i kishim njohur kurrë

Për pak mund të mos i kishim njohur kurrë ca nga njerëzit më aktivë të televizionit. Për tjetër gjë e kanë mbaruar shkollën e tjetër punë bëjnë. Se është e rëndësishme shkolla, por për të qenë i pëlqyer nga publiku nuk duhet asnjë shkollë. Nëse ai të pëlqen, e ke fituar betejën.

[caption id="attachment_141296" align="aligncenter" width="412"](Alban Skënderaj, foto nga Instagrami)[/caption]

Nuk do ishte çudi nëse Alban Skënderaj do të të bënte ndonjë cëke, siç i thonë fëmijët e vegjël. Këngëtari i shumë hiteve është infermier në profesion. Kur ka qenë në Itali, e ka ushtruar këtë profesion. Po pasi takoi një ditë të bukur publikun, qëndroi përgjithmonë me të.

[caption id="attachment_141297" align="aligncenter" width="507"](Adi Krasta, foto nga Google)[/caption]

Adi Krasta bën emisione e spektakle, por në fakt është inxhinier. Kuptohet në fakt edhe nga artikulimi i tij dhe mënyra sesi i trajton formatet që drejton. Janë shumë larg atyre që argëtojnë në mënyrë komerciale.

[caption id="attachment_141301" align="aligncenter" width="482"](Rudina Magjistari, foto nga Instagrami)[/caption]

Një nga figurat më të ëmbla të televizionit është Rudina Magjistari. Për pak mund të na kishte shpëtuar, e mbase maksimumi ku mund ta takonim do ishte në ndonjë filial banke. Rudina është ekonomiste në profesion por siç duket s`e ka pasur dhe aq qejf. Më mirë për ne.

[caption id="attachment_141302" align="aligncenter" width="479"](Blendi Fevziu, foto nga Instagrami)[/caption]

Kurse Blendi Fevziu mund të ishte mësuesi ynë i gjuhës dhe letërsisë, sigurisht nëse s`do t`i kishte përveshur mëngët në gazetari. Megjithëse bën “Opinion” prej vitesh, s`ka hequr dorë nga letërsia. Libra shkruan vazhdimisht. Po ta kishim patur mësues, mund të kishte qenë edhe i preferuari ynë.

[caption id="attachment_141303" align="aligncenter" width="460"](Arian Çani, foto nga YouTube)[/caption]

Edhe Çanin mund ta kishim mësues. Ose mund edhe ta shikonim në televizor, nëse do ishte bërë përkthyes i gjuhës frënge se për frëngjisht ka studiuar.

[caption id="attachment_141314" align="aligncenter" width="458"](Ermal Mamaqi, foto nga YouTube)[/caption]

Kurse Ermal Mamaqin e pamë si këngëtar. Nuk mund të themi se ishte i preferuari ynë. Ai e ka thënë edhe vetë që nuk është se ishte aq i talentuar për muzikën, por gjithsesi ia dhanë shkollën sepse ishte karizmatik. Te humori ka gjetur veten. Më mirë këtu.

[caption id="attachment_141305" align="aligncenter" width="435"](Ami në Portokalli. Foto nga YouTube)[/caption]

Ami dhe Eneda Tarifa kanë studiuar te Shkencat Sociale. Ato mund të ishin punonjëse sociale, ose psikologe dhe ne të mos i kishim njohur kurrë si personazhe. Po Ami e kishte me qejf televizionin. Ajo ishte balerinë në moshë të vogël. Pastaj u bë pjesë e klipeve. Kështu që e kishte me pasion këtë punën e televizionit më shumë sesa këto punët sociale.

[caption id="attachment_141306" align="aligncenter" width="239"](Eneda Tarifa në Portokalli, foto nga YouTube)[/caption]

Kurse Eneda kishte zë. E përse ta çonte dëm? E pamë edhe ca vite të mira te “Portokallia” si prezantuese, tani po vazhdon me muzikën. Ky është profesioni i saj. Se pavarësisht se për çfarë studion e rëndësishme është ajo që ushtron.

[caption id="attachment_141312" align="aligncenter" width="437"](Alfred Peza, foto nga Google)[/caption]

Alfred Peza mund të na bënte rreshtore të gjithëve. Në fakt jo ne gocave më shumë sesa djemve. Ai ka mbaruar studimet e larta në shkollën ushtarake, por prej vitesh është një ndër gazetarët më të njohur. Së fundmi ka botuar edhe një libër. Se është pasioni ai që i bën gjërat dhe jo shkolla. Ishte pikërisht pasioni i tyre për të qenë pjesë e televizionit dhe artit që na bëri t`i njihnim. Përndryshe mund t`i kishim takuar thjesht rastësisht.

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]