Politikë

Për çfarë kemi nevojë këto kohë trazirash politike!

Për çfarë kemi nevojë këto kohë trazirash

“Në këtë kohë kemi nevojë të rifitojmë gëzimin. Problemet në këtë kohë janë të mëdha. Urojmë që politika të arrijë një konsensus. Me ndihmën e ndërkombëtarëve të arrihet konsensusi”.

Ky ishte mesazhi që përcolli arqipeshkvi i Shkodrës, monsinjor Angelo Massafra i cili bën thirrje për paqe dhe zgjidhje të konflikteve politike mes palëve të përfshira, teksa kërkon që me ndihmën e ndërkombëtarëve të arrihet konsensusi.

Arqipeshkëvi Massafra mbajti fjalimin në aktivitetit e Nxitjes Apostolike të Papa Françeskut, aktivitet i zhvilluar në famullinë e Shkodrës në sallën “Kardinal Mikel Koliqi”.

I pranishëm ishte edhe Nunci Apostolik në Shqipëri Charles John Brown . Atë Gazmend Tinaj ishte një prej relatorëve bashkë me dom Lorenzo Carlo Rosseti të cilët folën për Nxitjen Apostolike të Papa Françeskut nën moton “Gëzoni e Galdoni”, që është një thirrje për shenjtëriimn e jetës në botën bashkëkohore./ Tiranapost.al. E.B

Image result for Angelo Massafra